Rajon-Botë

Rajon-Botë

40 të vdekur e mbi 20 të plagosur në dy xhami në Zelandë të Re

Publikuar më 15 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

40 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ndodhën në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe një prej ditëve më të errëta të vendit, transmeton Koha.net.

Ajo ka njoftuar se 30 persona janë vrarë në një xhami ndërsa 10 të tjerë në xhaminë tjetër.

Një burrë dhe një grua janë arrestuar, por policia ka paralajmëruar se numri i të dyshuarve mund të jetë edhe më i madh.