Rajon-Botë

Rajon-Botë

Prindërit duhet t’u lexojnë fëmijëve qysh në foshnjëri

Publikuar më 06 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prindërit do të duhej t'u lexonin fëmijëve të tyre shpesh, dhe të fillojnë shumë para se fëmijët të hyjnë në shkollë, sipas një deklarate të re nga grupi më i madh i mjekëve pediatër në Amerikë.

Deklarata nga Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që mjekët pediatër t'i këshillojnë prindërit që t'u lexojnë rregullisht fëmijëve të tyre, duke filluar që në foshnjëri dhe duke vazhduar të paktën derisa fëmija të hyjë në parashkollorë. Leximi fëmijëve në moshë të re e nxit lidhjen prind-fëmijë dhe inkurajon zhvillimin e aftësive të hershme për shkrim-lexim të cilat janë të nevojshme në shkollë, thuhet në deklaratë.

AAP (American Academy of Pediatrics) gjithashtu rekomandon që mjekët pediatër të ofrojnë libra gjatë kontrolleve shëndetësore të fëmijëve me të ardhura të ulëta, të cilët kanë rrezik të lartë që të kenë aftësi të dobëta të leximit.

"Leximi i rregullt fëmijëve të vegjël stimulon modele optimale të zhvillimit të trurit dhe forcon marrëdhëniet prind-fëmijë në një kohë kritike në zhvillimin e fëmijës, e cila, si rezultat, ndërton gjuhën, shkrim-leximin, dhe aftësitë sociale-emocionale të cilat zgjasin tërë jetën", thotë deklarata.