Rajon-Botë

Rajon-Botë

Arrestohen mbi 2.000 persona në Turqi

Publikuar më 20 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Autoritetet turke i kanë arrestuar më shumë se 2.000 njerëz gjatë javës së kaluar, për lidhjet e tyre të dyshimta me grupe militante apo me tentim puçin e dështuar të vitit të kaluar, njofton Ministria e Brendshme e Turqisë.

Sipas saj, në total 2.063 njerëz janë ndaluar gjatë javës së kaluar për t'u marrë në pyetje, transmeton Express.

Një total prej 999 prej tyre dyshohet se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve Kurdistian (PKK). Ndërsa 966 të tjerë u ndaluan për lidhje të dyshimta me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e tentim puçit të korrikut. Gulen, në anën tjetër, i mohon akuzat.