Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vritet një polic dhe sulmuesi në qendër të Parisit

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një polic është vrarë, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë nga sulmi ndaj një patrolle policore që ka ndodhur rreth orës 21 në Paris.

Policia ka vrarë sulmuesin, ndërsa nuk dihet motivi e as identiteti i sulmuesit. Sulmi i sotëm ka ndodhur në prag të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin e famshëm 'Shanzelizee'. Raportohet se polici që është vrarë ka qenë në veturë, i ndalur në semafor. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim anti-terrorist.
Rajoni ku ka ndodhur sulmi është bllokuar nga policia, ndërsa qytetarët janë këshilluar që t'i shmangen kësaj pjese të qytetit. Personi i cili ka shtënë drejt policisë është vrarë nga ana e policisë. Sipas një dëshmitari, një person ka dalë nga një veturë dhe ka filluar të qëllojë me armë automatike. Nuk ka të dhëna rreth identitetit të të dyshuarit apo për motivin e këtij sulmi. Kujtojmë se të dielën në Francë mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa që nga viti 2015 në fuqi është gjendja e jashtzakonshme.