Rajon-Botë

Rajon-Botë

Uashingtoni kërkon që Irani të bëhet prioritet i OKB-së

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

SHBA-të i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t'i japë prioritet aktiviteteve jashtëzakonisht shkatërruese të Iranit në Lindjen e Mesme dhe t'i japë më pak vëmendje konfliktit izraelito-palestinez.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley e cilësoi Iranin si fajtorin kryesor të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe është angazhuar të bashkëpunojë me aleatët e Uashingtonit që të bëjë të mundur që Teherani të respektojë rezolutat e OKB-së.

Diplomatja citoi mbështetjen e Iranit ndaj presidentit sirian Bashar Al Asad, armatosjen e rebelëve huti në Jemen, krijimin e milicive shiite në Irak dhe praninë në Liban të Hesbollahut të mbështetur nga Teherani.