Rajon-Botë

Rajon-Botë

Tjetër test raketor i Koresë së Veriut – kjo është thirrja që i bëhet SHBA-ve!

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Raketa e testuar të dielën nga Koreja e Veriut është në gjendje të bartë një kokë jo të vogël me mbushje bërthamore, thuhet në mediat shtetërore të vendit komunist.

Kim Jong-un e mbikëqyri nga afër lëshimin e raketës Hwasong-12, që mbërriti një lartësi prej mbi 2 100 km dhe fluturoi për 787 kilometra.

Qëllimi i testit, sipas agjencisë KCNA, përcjell tch, ishte të verifikoheshin veçanti taktike dhe teknologjike të raketës së re balistike, e aftë të pajiset me mbushje nukleare.

Pas kësaj, Peniani i lëshoi Shteteve të Bashkuara një tjetër apel për të mos e provokuar, duke e bërë të qartë se toka amerikane dhe operacionet e Uashingtonit në Oqeanin Paqësor, janë që të gjitha brenda rrezes së raketave koreano-veriore.

Ekspertët atje e kanë përshkruar këtë si testin më të suksesshëm raketor të shtetit të izoluar ndërkombëtarisht dhe si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet e tij për krijimin e një rakete balistike ndërkontinentale, të aftë të mbajë një kokë atomike.

Ushtria koreano-jugore megjithatë shprehet se nuk ka mundur t'i verifikojë në mënyrë të pavarur të tilla pretendime.