Rajon-Botë

Rajon-Botë

Francë, presidenti i ri në ditën e parë të punës e emëron kryeministrin

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që gjatë ditës së sotme ta emëroj kryeministrin e ri dhe ta vizitoj kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Macron dje në Paris u inaugurua në postin e presidentit, me ç'rast e ka paraqitur agjendën tij për ripërtëritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian.

Shumë ekspertë thonë se Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do ta emëroj politikanin nga Partia Republikane, Edourad Philippe.

Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë.