Rajon-Botë

Rajon-Botë

Trump i shqyrton efektet e lëvizjes së Ambasadës në Jerusalem

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, po i shqyrton efektet eventuale të lëvizjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, në procesin e paqes izraelito - palestineze, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.

Tillerson mbrëmë vonë i deklaroi rrjetit televiziv NBC, se presidenti Trump "është shumë i kujdesshëm për ta kuptuar se si ky vendim do të ndikoj në procesin paqësor".

Këto komente të sekretarit Tillerson u bënë disa ditë para se presidenti Trump ta filloj turneun, me ç'rast ai do të takohet me liderët izraelitë dhe palestinezë.

Statusi i Jerusalemit është njëra nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Palestinezët e shohin Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe gjithë qytetin e ka shpallur për kryeqytet, por kjo lëvizje kurrë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar.