Rajon-Botë

Rajon-Botë

Serbët paditin NATO-n për përdorimin e uraniumit të varfëruar

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tetëmbëdhjetë (18) vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë, autoritetet në Beograd kanë vendosur ta paditin aleancën e veriut për përdorimin e uraniumit në Serbi. Agjencia e lajmeve "BIRN", një grup ndërkombëtarë juristësh do ta paditin NATO-n për bombardimet e vitit 1999.

Sipas shkencëtarëve serbë, në këto bombardime, NATO ka përdorur uranium të varfëruar, pasojat e të cilit, sipas tyre ndjehen edhe sot.

"Kemi ngritur një grup ekspertësh serbë dhe të huaj dhe kemi rreth 50 persona nga qyteti i Nishit dhe rrethinat e tij që kanë të njëjtën diagnosë kancerogjene. Por, unë nuk jam mjek dhe u takon mjekëve që të përcaktojnë nëse kjo është shkaktuar nga bombardimet apo jo", thotë Srdjan Nogo, President i Akademisë Serbe.

Ai thotë për BIRN se grupi i ekspertëve përbëhet nga 26 juristë dhe profesorë nga Serbia, Rusia, Gjermania, Franca, Italia, Kina, Britania dhe Turqia.

Padia nuk do të ngrihet për gjithë aleancën si bllok në Gjykatën e Hagës.

Nogo thotë se paditë do të depozitohen në gjykatat e vendeve anëtare të NATO-s gjatë periudhës së bombardimeve dhe njëra prej kërkesave do të jetë edhe ndihma monetare për trajtimin e pacientëve me kancer në Serbi, citon TCH.

NATO nisi bombardimet ndaj Serbisë më 24 mars të 1999 pas refuzimit të presidentit serb,  Sllobodan Millosheviç për t'i dhënë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë. Bombardimet zgjatën 78 ditë, ndërsa në fund Millosheviqi pranoi kapitullimin dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova për në Serbi.

Tetë vjet pas ndërhyrjeve të NATO-s, Kosova e shpalli pavarësinë dhe u njoh nga më shumë se 110 shtete demokratike.