Rajon-Botë

Rajon-Botë

SHBA-ja përgatitet për një sulm bërthamor nga Kim Jong-un

Publikuar më 18 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Testi i fundit i Koresë së Veriut gjatë fundjavës ka ngritur shqetësime mes zyrtarëve amerikanë. Pentagoni thotë se raketa balistike fluturoi 1.000 milje më lart se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor i NASA-s dhe u rrëzua vetëm 60 milje larg Rusisë.

Planifikuesit e emergjencës në Havai, shteti më i afërt në Korenë e Veriut, kanë marrë udhëzimet e Pentagonit dhe po vlerësojnë planet ekzistuese në përgjigje të ndonjë sulmi bërthamor.

Ndërkohë, shtetet e Bregut Perëndimor të Amerikës po ndërmarrin gjithashtu hapa për t'u mbrojtur nga një sulm i mundshëm.

Por "Fox News" ngre alarmin se Uashingtoni ka plane evakuimi për çdo skenar fatkeqësie, përveç një bombe bërthamore.

Seattle mund të bëhet shkrumb e hi nëse lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vendos të nisë një sulm bërthamor, ngre alarmin televizioni amerikan.

Ai është gjithashtu qyteti më i afërt amerikan me Phenianin, kryeqytetin e Koresë së Veriut.