Rajon-Botë

Rajon-Botë

Molotov para Parlamentit në Athinë kundër masave shtrënguese

Publikuar më 19 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një grup të rinjsh të maskuar hodhën bomba molotov në kuadër të një manifestimi para Parlamentit ndërkohë që deputetët po përgatiteshin për të votuar një sërë masash shtrënguese, kërkuar nga kreditorët e vendit, BE dhe FMN.

Sipas imazheve të publikuara nga media, incidentet shpërthyen rreth orën lolale 20:00 locales (17:00 GMT) në sheshin Syntagma, në qendër të Athinës.

Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit që ishin mbledhur para Parlamentit me kërkesë të sindikatave, veçanërisht sindikatës Pame, e afërt me partinë komuniste greke KKE.

Sipas policisë, më shumë se 10 000 persona manifestuan sot në mbrëmje kundër një projektligji që përfshin shkurtime të tjera në pensione dhe rritje taksash.

Dje, 16 000 persona manifestuan në Athinë dhe Selanik në kuadër të një greve 24-orëshe me kërkesë të sindikatave private dhe publike.