Rajon-Botë

Rajon-Botë

Kundërshtohet amnistia e paralajmëruar nga Ivanovi

Publikuar më 19 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti Gjorgje Ivanov pas ndarjes së mandatit kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, në një emision televiziv e ka hedhur idenë për amnisti të dhunuesve të 27 prillit në Parlament, me qëllim të siç është shprehur, pajtimit nacional. Ai ka tërhequr paralele mes sulmuesve të Parlamentit dhe ushtarëve të ish UÇK-së, të cilët në vitin 2001 u përfshinë në ligjin për amnisti. Në këtë drejtim, presidenti Ivanov ka thënë se shteti pas konfliktit të vitit 2001 ka gjetur formulën e pajtimit, gjegjësisht ai ka apeluar se përbërja e ardhshme parlamentare të vepron në drejtim që turma e njerëzve që hynin në Parlament të amnistohen.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lëvizja Besa, transmeton Koha. Në BDI thonë se dhuna ndaj të zgjedhurve të popullit është dhunë ndaj demokracisë dhe vlerave themelore të saj. Sipas tyre, dhuna e ushtruar më 27 prill nuk duhet të mbetet e pandëshkuar. Duke e komentuar deklaratën e Ivanovit, nga Lëvizja Besa thonë se krahasimi i luftëtareve të UÇK-së me dhunuesit e Parlamentit më 27 prill është tendencioz dhe se nuk duhet të ketë amnisti për kriminelët dhe dhunuesit e deputetëve.