Rajon-Botë

Rajon-Botë

Senati amerikan miraton sanksione të reja kundër Rusisë

Publikuar më 15 Qershor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Senati amerikan votoi sot për të dënuar Rusinë e Vladimir Putinit, autor i dyshuar i ndërhyrjeve në fushatën presidenciale amerikane në vitin 2016, duke miratuar një projekt sanksionesh që do të pengonin presidentin amerikan, Donald Trump të lehtësonte njëanshmërisht presionin ndaj Moskës.

Senatorët miratuan masat me një shumicë dërrmuese, me 97 vota pro dhe dy kundër.

Teksti i miratuar nën formën e një amendamenti, që do të miratohet ende përfundimisht nga Senati dhe më pas nga Dhoma e Përfaqësuesve, e bën të detyrueshme një dritë të gjelbër nga Kongresi në rast të ndërprerjes apo lehtësimit nga presidenti të sanksioneve ekzistuese.

Ato do të kodifikohen në ligjin e sanskioneve të vendosura nga dekreti i Barack Obamas, veçanërisht kundër industrisë energjitike ruse.

Ndërhyrjet në Ukrainë dhe kriza siriane janë motivet e tjera të sanksioneve si dhe fushata e piratimit dhe dezinformimit të nxitura sipas Uashingtonit nga Rusia në vitin 2016.