Rajon-Botë

Rajon-Botë

Sipas Vuçiqit, neutraliteti ushtarak nuk e pengon Serbinë të bashkëpunojë me NATO-n

Publikuar më 15 Qershor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, tha se Serbia do të mbetej ushtarakisht neutrale, por kjo nuk përbënte pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me aleancën ushtarake në Partneritetin për Paqe për rritjen e stabilitetit, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një kumtesë të publikuar nga kabineti i presidentit të Serbisë thuhet se "Ali mbështeti përpjekjet e bëra nga Serbia për të investuar në ruajtjen e stabilitetit dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në rajon".

Siç thuhet më tej, në takim me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vuçiq theksoi se pjesëmarrja e Serbisë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si anëtare e asociuar, kontribuon në mirëkuptimin dhe besimin reciprok.