Rajon-Botë

Rajon-Botë

Kryeministrja serbe është lesbike dhe besnike?!

Publikuar më 16 Qershor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një "eksperte e pavarur", lesbike dhe besnike e presidentit Vuçiq në krye të qeverisë në Serbi. Ana Brnabiq, ish-ministrja për Administratën Publike dhe Komunat, do të jetë kryeministja e re e Serbisë, transmeton INA.

Brnabiq ka studiuar marketing në Universitetin Northwood në Michigan dhe Universitetin Hull në Angli. Pas studimeve 41-vjeçarja Brnabiq ka punuar në disa projekte të BE-së dhe të Agjencisë Amerikane USAID në Serbi. Pas kësaj, ajo ishte drejtore e kompanisë amerikane Continental Wind Serbia (CWS), që merret me zhvillimin e parqeve me mullinj ere për përfitimin e energjisë elektrike. Përveç gjuhës angleze, ajo flet rrjedhshëm dhe rusisht.

Brnabiq nuk i përket asnjë partie politike dhe është "eksperte e pavarur", gjë që konsiderohet si cilësi më vete në radhët e serbëve që janë të ngopur dhe të pakënaqur me politikanët dhe politikën.

Shumë vëzhgues mendojnë se ajo është e re dhe "cool" por se nuk ka shumë ndryshime nga pasuesit e tjerë të Vuçiqit. Ajo vetë e lëvdon pa ndërprerje Vuçiqit si reformator dhe konsiderohet si besnike e tij.