Rajon-Botë

Rajon-Botë

MIA: Daçiq thotë se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë

Publikuar më 11 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia ka gabuar kur e njohu Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, transmeton MIA.

Gjatë vizitës në Athinë, ku u takua me homologun grek Nikos Kotziass, Daçiq, siç transmeton agjencia e lajmeve maqedonase MIA, ka thënë se Shkupi gjithmonë ka pasur qëndrim negativ ndaj pozicionit serb në raport me Prishtinën.

Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur kërkesën e Kosovës që të bëhet anëtare e UNESCO-s, gjë e cila ka zemëruar Serbinë. Daçiq, siç pohon MIA, ka thënë se nuk ka qenë korrekte nga pala serbe që njohu Maqedoninë me emërtimin Republika e Maqedonisë.