Rajon-Botë

Rajon-Botë

Trump “nuk e fajëson” djalin e tij për takimin me avokaten ruse

Publikuar më 13 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk e ka ditur se djali i tij, Donald Trump Jr., është takuar me një avokate ruse, gjatë fushatës presidenciale.

Trump Jr. publikoi disa emaile këtë javë, të cilat tregojnë se ai ka pranuar një ofertë për të takuar Natalya Veselnitskayan, për të cilën i është thënë se është avokate e Qeverisë ruse dhe posedon material dëmtues për ish-kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Duke folur në një intervistë për agjencinë Reuters, presidenti Trump tha se nuk e fajëson djalin e tij.

"Mendoj se shumë njerëz do ta mbanin një takim të tillë", tha Trump.

Emailet e Trump Jr. janë prova më konkrete deri më tani që tregon se zyrtarët e fushatës Trump mund të kenë qenë të gatshëm të pranojnë ndihmën ruse për t'i fituar zgjedhjet e vitit të kaluar.

Takimi i Trump Jr. ka ngritur dyshime nëse ai ka shkelur një ligj të SHBA-së, i cili i ndalon kandidatët të pranojë përfitime nga një qeveri e huaj.