Rajon-Botë

Rajon-Botë

Marshimin e opozitës, Erdogan e quan marshim për terrorizmin

Publikuar më 13 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se ai mendon se marshimi pro demokracisë që sapo përfundoi ishte organizuar për të mbështetur grupet terroriste, duke vazhduar me kritikat e tij kundër kësaj proteste.

Kemal Kilicdaroglu, lideri i forcës së parë opozitare në Turqi, Partia Republikane e Popullit, drejtoi një marshim prej 400 kilometrash, një udhëtim prej 25 ditësh nga Ankaraja deri në Stamboll.

"Marshimi përfundoi me një manifestim masiv që mblodhi më shumë se 1,5 milionë njerëz", sipas Partisë Republikane të Popullit.

Gjatë këtij marshimi nuk u sinjalizua asnjë incident, as në manifestimin në Stamboll.

Erdogani i krahasoi pjesëmarrësit në këtë marshim me "ata që ecin 450 kilometra për terroristët".

Madje presidenti paralajmëroi Kilicdaroglu-në se "ai nuk do të jetë më në gjendje të dalë në rrugë nëse vazhdon të thërrasë njerëzit në manifestime".

Nga ana tjetër kërkoi që ata që janë pastruar nga dyshimet për lidhjet me grushtin e shtetit të lejohen të rikthehen në punët e tyre, si dhe lirimin e gazetarëve të burgosur.