Rajon-Botë

Rajon-Botë

Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për paqe në Siri

Publikuar më 15 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, i cili organizohet nga OKB, ka përfunduar në Gjenevë pa ndonjë shenjë të arritjes së marrëveshjes.

"Ne kemi përparuar në disa aspekte, ashtu siç kemi shpresuar", ka thënë i dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura.

Ai i ka dhënë këto deklarata pas një prezantimi të shkurtër para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bisedimet e zhvilluara.

Mistura ka pasur takime të ndara gjatë javës me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve opoziatare, pasi dy palët nuk kanë pranuar që të bisedojnë me njëra-tjetrën.

I dërguari special i OKB-së, e ka konsideruar si sukses ngushtimin e dallimeve ne mes të tri grupeve opozitare, dhe sipas tij ato tani kanë një pozicion më të bashkuar.

Mosmarëveshjet në mes të grupeve opozitare janë arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk pranojnë të negociojnë me këto grupe.

Mistura ka thënë se dëshiron të bashkojë grupet opozitare përpara se të nisin bisedimet e perbashkëta edhe me qeverinë, duke shtuar se shpreson që ky hap do të arrihet deri në raundin e ri të bisedimeve që pritet të nisin në shtator.

Ai ka paralajmëruar se përpjekjet jashtë negociatave për të luftuar grupet terroriste në Siri, janë të prira drejt dështimit.