Rajon-Botë

Rajon-Botë

Bieber: Për anëtarësimin në BE Serbia duhet të zgjidh problemin me Kosovën

Publikuar më 16 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Florian Bieber, ekspert për Ballkanin dhe ligjërues në Universitetin e Gracit në Austri, ka thënë se Serbia nuk do të mund të hyjë në BE pa e zgjidhur çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

Bieber, në një deklaratë për mediumin serb N1, ka thënë se kjo ndodh për arsye se BE-së nuk i duhet edhe një Qipro e dytë brenda gjirit të saj.

I pyetur të komentojë deklaratën e përfaqësuesit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili ka thënë se Serbia hyn në BE kur të zgjidh problemet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por edhe çështjen e Kosovës, Bieber ka thënë se ky qëndrim nuk është asgjë e re.

"Është e qartë se sundimi i ligjit është diçka që çdo shtet duhet ta zgjidh. Brukseli do të analizojë me shumë kujdes gjendjen e sundimit të ligjit, por edhe përkundër kësaj, Serbia nuk do të mund të hyjë në BE pa zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo është e qarrtë sepse BE-ja nuk dëshiron që edhe njëherë të fus një shtet me kufij të papërcaktuar, siç ka qenë rasti me Qipron, dhe kjo do të thotë se Serbia, para anëtarësimit, duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën dhe kjo është e pashmangshme", ka deklaruar Bieber.

Ai e ka komentuar edhe kërkesën e shteteve të Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut. Bieber ka thënë se procesi i heqjes së roamingut në BE ka shkuar hap pas hapi dhe ka zgjatur me vite të tëra, dhe "njëjtë mund të ndodhte edhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor... nuk pres heqje të roamingut, por zvogëlim të çmimeve hap pas hapi".