Rajon-Botë

Rajon-Botë

Strategjia për refugjatët e nevojshme si dokument, në rast të një vale të re të refugjatëve

Publikuar më 10 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Republika e Maqedonisë ishte shteti i parë që përveç se u kujdes për asistencën shëndetësore për refugjatët, bëri edhe regjistrimin e tyre, dhe më pas ato të dhëna nga regjistrimi i tyre ndaheshin me shtetet tjera të Evropës. Këto të dhëna përmbajnë numrin e personave që kanë kaluar kufirin, historinë e tyre me qëllim të dallimit të atyre që paraqesin rrezik potencial për paqen dhe sigurinë jo vetëm të vijës së lëvizjes së refugjatëve, por për mbarë kontinentin, thotë Zllatko Simonovski nga Instituti për krijimin e politikave, për Tv Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për diskutimin rreth strategjisë për refugjatët, Simonovski mendon se detyrimisht duhet të ketë ndonjë strategji, sepse vazhdon mundësia për ballafaqim me valë të re refugjatësh.

'Pritet valë e re refugjatësh, edhe atë jo nga Lindja e Mesme, por këtë herë nga pjesët veriore dhe qendrore të Afrikës. Detyrimisht duhet të kemi plan strategjik nëse përballemi me krizë të re refugjatësh, por njëkohësisht kjo është detyrim për Maqedoninë si dokument strategjik në proceset euro-integruese, atë e kërkon edhe NATO. Konsideroj se është me rëndësi shumë të madhe të kemi dokument të tillë, pa mos hyrë tani në detalet e tekstit të tij, por duhet të ketë një udhëzues për të gjithë institucionet në rast të përsëritjes së situatës me refugjatë', përfundon Simonovski.