Rajon-Botë

Rajon-Botë

Berisha për Ramën: Si po i mallkon kryeministri shqiptarët me tërmete

Publikuar më 11 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një status në Facebook iu përgjigj Edi Ramës për reagimin e tij mbi situatat e zjarreve në Shqipëri.

Rama në reagim, ironizoi Berishën dhe qytetarët dixhitalë, dhe ish-kryeministri i është përgjigjur po me të njëjtën monedhë duke ironizuar edhe Shemsi Prençin për tërmetet.

Berisha shkruan se Rama po mallkon shqiptarët me tërmete se u ankuan për zjarret.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Berishës:

"Noriega sot nga Dhermiu shuajti zjarret, jo me uje por me termete dhe klithma dixhitale!

Te dashur miq, nje muaj pasi heshti si fije bari, ne kohe kur qindra e qindra vatra zjarri kane djegur mijra hektare pyje, ullishte dhe kullota ne te kater anet e vendit, pasi nuk shqiperoi nje here te vetme gjate gjithe kesaj vere fjalet "zjarr", "flake", "djegie", me ne fund Noriega prishi pese minuta pushimet dhe foli me nje status ne FB. Ne fjalen e tij ne FB dhe jashte tij Noriega tha:

- gjate kesaj vere, si rezultat i funksionimit te narkoshtetit jane shuajtur si kurre me pare 98% te te gjitha zjarreve pa djegur nje dru te vetem (pra perseriti statistiken e tij kanabiste, sipas te ciles ne vend jane shkatrruar 99% e te gjitha bimeve te kanabisit).

- Rama nuk tha sot se "fajin e ka Saliu" as dhe "zjarret i ka vene Saliu". Por perseri gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Prandaj ai perseri deklaroi se fajin per zjarret e kane "klthmat dixhitale", vetkuptohet te Saliut.

Se fundi, Rama gjeti mjetin me origjinal, me te fuqishem dhe me brutal e pothuaj nuklear per shuarjen e zjarreve; termetet!!

Ai sot nuk mallkoi shqiptaret "ju rafte termeti ju rafte", por u tha atyre me me civilitet "harroni, apo mos flisni per zjarret se do ju vine termetet"! Aferim Edvin havaja Aferim!" (sic), ka shkruar Berisha.