Rajon-Botë

Rajon-Botë

Siri: Aeroplanët rusë të dyshuar për vrajsen e 69 civilëve

Publikuar më 12 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktivistët sirianë thonë se nga sulmet e dyshuara ajrore ruse janë vrarë 69 civilë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, gjatë tri ditëve të kaluara, afër provincës lindore, Deir al-Zour.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhduesit në terren në Siri, ka njoftuar sot se me këto sulme janë qëlluar kampet civile në një kryqëzim të lumenjëve në bregun perëndimor të lumit Eufrat, dhe trageted me njerëz duke lundruar në lum.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se Ministria e mbrojtjes e Rusisë nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment.

Vrasjet e civilëve janë shtuar derisa trupat e qeverisë së Sirisë, që mbështetet nga Rusia, dhe forcat kryengritëse të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, ndërmarrin sulme të ndara kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në provincën e pasur me naftë, Deir al-Zour, afër kufirit irakian.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, po ashtu sot, ka raportuar për vrasje të civilëve të shkaktuara nga aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë 12 pjesëtarë të një familjeje të vetme, në një fshat në bregun lindor të lumit Eufrat.

Autoritetet e Sirisë thonë se ekstremistët e Shtetit Islamik e shfrytëzojnë Eufratin për tu larguar nga Deir al-Zour, derisa trupat e vazhdojnë sulmin e tyre kundër militantëve.

Siria është e përfshirë në një luftë civile gjashtëvjeçare, ku Rusia dhe Irani e mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, i mbështesin grupet e ndryshme, që e kundërshtojnë qeverinë e presidentit, Assad.

Grupi militant, Shteti Islamik, që në vitin 2014 ka okupuar territore të gjëra në Siri, sulmohet nga të gjitha palët dhe është detyruar të largohet nga pjesa më e madhe e territoreve që i kishte nën kontroll, nga ofensivat e ndara të qeverisë së Sirisë dhe të kryengritësve.