Rajon-Botë

Rajon-Botë

Evakuime në gjithë Rusinë për shkak të kërcënimeve anonime me bomba

Publikuar më 12 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një seri e kërcënimeve anonime me bombë gjatë thirrjeve telefonike tek autoritetet në qytetet në gjithë Rusinë, prej ditës së djeshme, janë shkaktuar evakuime në shkolla, qendra tregtare, teatre dhe universitete.

Deisa media rajonale në Rusi, duke i cituar policitë lokale, kanë raportuar se evakuimet ishin të ndërlidhura me ushtrimet ushtarake, por ka raporte ku citohen zyrtarët që kanë thënë se evakuimet janë pasojë e kërcënimeve anonime me bomba.

Raportohet se zyrtarët e sigurisë i kanë evakuuar njerëzit nga ndërtesat në qytetet Çelabinsk, Magadan, Jekaterinburg, Stavropol, Ufa, Oms, Novosibirsk, Riazan, Brianks, Perm, Krasnojarsk, Vlladivostok dhe Juzhno-Skalinsk.

Autoritetet e qytetit Perm i kanë mbyllur shkollat pas kërcënimeve me thirrjet telefonike anonime, në shtatë shkolla dhe në stacionet e trenave.

Raportohet se në qytetin Surgut në Siberi, ushtarët e armatosur i kanë ndalur makinat për të kryer kontrolle.