Rajon-Botë

Rajon-Botë

Dodik u bëri thirrje serbëve të braktisin të gjitha institucionet e BeH

Publikuar më 09 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Republika Serpska, Millorad Dodik, pas lirimit nga gjyqi të Naser Oriqit, u ka bërë sot thirrje përfaqësuesve të popullit serb të braktisin të gjitha institucionet e e Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Dodik ka thënë se vendimi lirues i gjykatës ndaj Naser Oriqit është dëshmi se nuk ka dënime për krimet ndaj serbëve dhe se mjafton që boshnjaku të gjykojë boshnjakun dhe ai do të lirohet.

Presidenti i Republika Serpska nuk ka përmendur fare gjenocidin serb ndaj boshnjakëve në Srebrenicë e pjesë të tjera të këtij vendi.