Rajon-Botë

Rajon-Botë

Aktivistja Romanova ka ikur nga Rusia

Publikuar më 08 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtoresha e një organizate joqeveritare me seli në Moskë, që i mbron të drejtat e të burgosurve, ka konfirmuar se ka ikur nga Rusia, pasi një shërbim federal disiplinor ka paraqitur padi penale kundër saj.

Këto akuza kundër drejtoreshës, Olga Romanova, thuhet se janë bërë për shkak të keqpërdorimit të fondeve shtetërore.

Në një postim të djeshëm në rrjetin Facebook, zonja Romanova ka konfirmuar se është larguar nga Rusia në muajin qershor, pasi policia i kishte bastisur zyrat e grupit të saj, Rusia Prapa Grilave.

Romanova tha se nnuk ka mundur t'i keqpërdorë fondet shtetërore pasi organizata e saj nuk financohej nga qeveria e Rusisë.

Sipas saj, organizata e saj joqeveritare financohet nga fondet që i merr nga ngjarjet e ndryshme për mbledhje të parave dhe nga të ardhurat e kompanisë së saj private.

Romanova tha se ajo vazhdon ta udhëheq këtë grup nga Gjermania, ku ajo ka gjetur punë në muajin shtator.

Ajo tha se nuk planifikon të kthehet në Rusi.

Aktuslisht, disa politikanë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe gazetarë, janë larguar nga Rusia, të frikësuar për sigurinë e tyre.