Rajon-Botë

Rajon-Botë

Xhaçka: Dezertimi i 4 komandove shqiptare, ngjarje e shëmtuar

Publikuar më 29 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Afganistani është një ndër vendet më të pasigurta në botë, ku sulmet kamikaze trondisin vendin thuajse çdo javë.

E për të ofruar siguri në vendin e trazuar, që tashmë pas talebanëve përballet me kërcënimin e ISIS-it, që përflitet se ka "zbarkuar" tashmë me të paktën 3 mijë militantë ekstremistë, Shqipëria jep kontributin e saj si pjesë e NATO-s.

Por këtij kontributi për paqen dhe sigurinë në kuadër të angazhimeve që Shqipëria ka marrë si pjesë e Aleancës, nuk i vyen dezertimi i katër komandove në Angli.

Pikërisht për këtë foli nga Afganistani për Top Channel, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

"Është një ngjarje e shëmtuar, por nuk është një ngjarje që të përgjithësojë punën e FA, apo të përgjithësohet me mandatin e parë qeverisës. Është e nevojshme që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit dhe të forcave të armatosura. Gjykoj se nuk duhet të bëhet kalë beteje, aq më pak politik... çështje sporadike në FA. Ajo që pamë me katër efektivët, nuk është asgjë më tepër sesa një histori e shëmtuar që nuk mund të përgjithësojë punën dhe arritjet që kanë pasur FA në këtë periudhë, që e shikojmë edhe nga vlerësimet e aleatëve. Ushtria, nuk janë vetëm kontratë dhe janë edhe profesion", tha Xhaçka.

Edhe Nënkolonel Musa Hita, këshilltar për forcat speciale dhe komando në Ministrinë e Mbrojtjes në Afganistan, kërkon që të mos përgjithësohet rasti.

"Më vjen keq që mundi i gjithë atyre që ne kemi shpenzuar në vite atje të shpërdorohet me vepra të tilla. Kjo nuk duhet të përgjithësojë ushtrinë. Janë veprime individuale dhe nuk duhet të kompleksohet me të madhe që ndodhi një veprim i tillë", u shpreh ai.