Rajon-Botë

Rajon-Botë

Zjarri përfshin një banesë në Tiranë, humb jetën një 85-vjeçar

Publikuar më 06 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij në rrugën "Frosina Plaku" të Tiranës është përfshirë nga flakët.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se zjarri ka rënë pasi ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit është asfiksuar i moshuari me inicialet S.N., i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.