Rajon-Botë

Rajon-Botë

Popullariteti i Macron në rënie të ndjeshme

Publikuar më 03 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Popullariteti i presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit Edouard Philippe ka regjistruar një rënie të ndjeshme në sondazhe, pas disa muajve optimizëm.

"Shkalla e popullaritetit të presidentit francez ka regjistruar në muajin shkurt një rënie me katër pikë duke arritur në 38%, pranë nivelit më të ulët prej 37%, regjistruar në shtator", sipas shifrave të institutit "Elabe".

Pas një periudhe në rënie të ndjeshme, tashmë Macron ka arritur në nivelin e paraardhësit të tij Francois Hollande, tetë muaj pas fillimit të mandatit.

Një numër i konsiderueshëm francezësh, 56% janë shprehur se nuk kanë besim tek ai.

Ndërkohë kryeministri, Edouard Philippe ka regjistruar një rënie të popullaritetit me tre pikë duke arritur në 34%, pranë minimumit në muajin shtator (32%).