Rajon-Botë

Rajon-Botë

Treni del nga shinat, 2 të vdekur në Karolinën e Jugut

Publikuar më 05 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zyrtarët amerikanë thonë se një tren pasagjerësh i kompanisë Amtrak doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash sot në mëngjes në shtetin e Karolinës së Jugut.

Me këtë rast u vranë dy persona dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë.

Zyrtarët lokalë thanë se të plagosurit kanë lëndime të shkallëve të ndryshme, transmeton Zëri i Amerikës.

Treni Amtrak po udhëtonte nga New Yorku në Majami kur u përplas dhe doli nga shinat pranë qytetit Columbia në Karolinën e Jugut.

Treni kishte 139 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.