Rajon-Botë

Rajon-Botë

Janë përkthyer 35 mijë amendamentet e VMRO-së për Ligjin e shqipes

Publikuar më 05 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shërbimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë përkthyer të gjitha (mbi 35 mijë) amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Nga kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se "pjesa e përkthimit tashmë ka përfunduar dhe se punohet në përfundimin e procedurave të tjera dhe krijimin e kushteve që diskutimi për këtë Ligj të fillojë sa më shpejtë në lexim të tretë në seancë plenare".

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit po ashtu theksojnë se në momentin që të gjitha procedurat të jenë gati, përmes web faqes së Kuvendit, opinioni do të njoftohet menjëherë për caktimin e seancës ku ne rend dite do të vendoset edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve.