Rajon-Botë

Rajon-Botë

Trump kërkon mbajtjen e një parade ushtarake në Washington

Publikuar më 07 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërkuar nga Pentagoni të organizojë një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin e vendit.

Presidenti u bëri këtë kërkesë shefave të lartë ushtarakë në fund të janarit, pasi thuhet se u impresionua nga parada franceze e "Ditës Bastille" vitin e kaluar.

Shfaqjet ushtarake në Washington zakonisht përdoren vetëm për të shënuar fitoren në fund të një lufte.

Demokratët e krahasuan planin me shfaqjen e fuqisë ushtarake të organizuar nga kombet autokratike.

Plani u zbulua për herë të parë nga Washington Post, përpara se të konfirmohej nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, transmeton KP.

"Presidenti Trump është tepër mbështetës i anëtarëve të shërbimit të Amerikës që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbajtur vendin tonë të sigurt", tha ajo.

"Ai i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të organizohet një festë në të cilën të gjithë amerikanët mund të japin vlerësimin e tyre", shtoi ajo.

Pentagoni po shqyrton detajet e kësaj ngjarje.