Rajon-Botë

Rajon-Botë

Ende s'ka marrëveshje për detin mes Shqipërisë e Greqisë

Publikuar më 08 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Nuk ka një marrëveshje për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë". Kështu është shprehur mbrëmjen e kaluar në TCH këshilltari i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ai tha se njoftimet për 12 miljet buron nga konventa jo nga marrëveshja. "Kemi një dakordësi midis dy ministrave për të shkuar drejt një marrëveshje. Njoftimet për 12 miljet buron nga konventa jo nga marrëveshja", u shpreh Glevin Dervishi, këshilltari i ministrit Bushati.

Ndërkohë, Shpëtim Idrizi u shpreh se Bushati duhet të përgënjeshtronte Kotzias për 12 miljet.

"Bushati nuk bëri as transparencë për çështjen çame. Kjo nuk është korrekte nga aspekti diplomatik. Sapo ligji i luftës të hiqet, ne do të kërkojmë në bllok dëmshpërblimin për pronat", tha Idrizi