Rajon-Botë

Rajon-Botë

Tre mijë shtetasve të Shqipërisë u ndalohet lëvizja në zonën Schengen

Publikuar më 05 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Policia Kufitare e Shqipërisë në dy muajt e parë të vitit nuk ka lejuar të udhëtojnë për në zonën Schengen, duke kthyer në kufi mbi 3 mijë shtetas shqiptarë, nga të cilët 246 rezultojnë të jenë minorenë.

Është intensifikuar edhe mbikëqyrja e kufirit të gjelbër për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

"Nga 1 janar - 28 shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në pikat e kalimit kufitar 3.307 shtetas, nga këta 246 minorenë. Po gjatë kësaj periudhe janë kapur 311 shtetas shqiptarë për kalim të paligjshëm të kufirit", thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.

Gjithashtu, njoftimi sqaron se nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e rikthimit të shtetasve shqiptarë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me vendet e destinacionit.