Rajon-Botë

Rajon-Botë

Britani: Ish-spiuni rus në gjendje kritike pas ekspozimit ndaj një "substance të panjohur"

Publikuar më 06 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mediat në Britani raportojnë se personi, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është ekspozuar ndaj një substance ende të panjohur, është ish-spiuni rus, Sergei Skripal.

Më 2006, Sripal ishte dënuar në Rusi, pasi i kishte dhënë Britanisë sekrete shtetërore të Rusisë. Ai ishte dënuar me 13 vjet burg.

Koloneli i inteligjencës ruse, Sripal 66-vjeç, ishte vendosur në Britani pas "shkëmbimit të spiunëve" në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë më 2010.

Policia në Britani është duke hetuar nëse ka ndodhur ndonjë krim, pasi një burrë dhe një grua ishin sëmurë, teksa kishin qenë në një qendër tregtare në Sailsbury më 4 mars, ka raportuar BBC.