Rajon-Botë

Rajon-Botë

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, vriten të gjithë 32 udhëtarët

Publikuar më 06 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një aeroplan transportues rus është rrëzuar në Siri të martën, duke vrarë të 32 udhëtarët në bord, kanë bërë me dije agjencitë ruse të lajmeve duke u thirrur në burime nga Ministria ruse e Mbrojtjes, raporton Reuters.

Ministria është cituar të ketë thënë se aeroplani është rrëzuar në bazën ajrore ruse Hmeymim në Provincën Latakia dhe se informacionet e para thonë se rrëzimi i tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një problemi teknik, transmeton Koha.net.

Është cituar të ketë thënë po ashtu se në të kanë qenë 26 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi.