Rajon-Botë

Rajon-Botë

Deklarata se Serbia është vendi më problematik e hidhëron Beogradin

Publikuar më 12 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin është hidhëruar shumë në një gjeneral amerikan i cili këto ditë, siç njoftojnë medie të Beogradit, ka thënë se populli serb është kërcënim për Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.

Siç shkruan sot gazeta "veçernje novosti", komandanti i forcave të NATO-s në Europë Curtis Scaparrotti, gjatë dëshmimit në Këshillin e Senatit amerikan për Forcat e Armatosura, ka thënë se vendi më problematik në rajon është Serbia.

Kjo deklaratë e ka hidhëruar shumë Vulinin.

"Të thuhet për një popull të tërë, të thuhet për popullin serb se është i rrezikshëm për gjithë Ballkanin, kjo flet dhe thërret në bashkimin e të gjithë popujve tjerë kundër popullit serb", citohet të ketë thënë ai.

Gjatë dëshmimit, sipas kësaj gazete, Scaparrotti ka shfaqur shqetësimin e madh për shkak se, siç tha, mungesa e aktiviteteve diplomatike kontribuon në zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan, ndërsa në pyetjen se cili është vendi më problematik, ai është përgjigjur: Serbia.

Vulin, duke mos dashur të përmendë të gjitha luftërat dhe fatkeqësitë që i ka shkaktuar në Ballkanin Perëndimor vendi i tij, thekson se "paqja në Ballkan është meritë mu e Serbisë".

"Të thuhet se tërë një popull është kërcënim kolektiv dhe rrezik kolektiv, është gjë e rrezikshme, papërgjegjësi dhe ftesë për luftë e konfliktit me një popull të tërë. Kemi besuar se deklaratat për përgjegjësi e fajësi kolektive kanë shkuar përgjithmonë, porse për fat të keq duket se jo", ka thënë ai duke theksuar se Ministria serbe e Mbrojtjes do të vazhdojë së bashkëpunuari me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.