Rajon-Botë

Rajon-Botë

Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump kërcënon me tarifa të reja

Publikuar më 07 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri Kinën me shtim të tarifave deri në 100 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, Pekini shprehet i gatshëm të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar zyrtarët e administratës së tij që të marrin në konsideratë vendosjen e 100 miliardë dollarëve tarifa kundër Kinës. Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të luftës tregtare, që nisi me rritjen e tarifës nga SHBA për importin e çelikut dhe aluminit. Detyrimet e fundit do t'i shtohen programit të tarifave amerikane me vlerë 50 miliardë dollarë për qindra produkte të importuara nga Kina.

Propozimi nga Trump ka ardhur pasi Pekini kërcënoi me vendosje taksash për 106 produkte kryesore të SHBA-ve. Këto masa dhe kundërmasa kanë goditur dhe tregjet globale në javët e fundit.

E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Kinës. Ministria e Tregtisë tha se do të marrë masa të reja nëse Shtetet e Bashkuara aprovojnë tarifat e paralajmëruar nga Trump. Gjithashtu nënvizon se nuk dëshiron të vijojë një luftë tregtare edhe pse nuk ka frikë nga një e tillë.

"Kina dhe SHBA, si dy fuqi botërore duhet të trajtojnë njëri-tjetrin në bazë të barazisë dhe respektit. Duke vendosur sanksione tregtare kundër Kinës, SHBA zgjidhi një shënjestër të gabuar", tha ministri i Jashtëm i qeverisë së Pekinit, Wang Yi.

Ndërkohë, rritja e tarifave nga Trump erdhi fillimisht me arsyetimin e barazisë në marrëdhëniet tregtare. Megjithatë, vendimi i tij shkaktoi indinjimin e shumë vendeve, përfshirë Kanadanë dhe BE-në.