Rajon-Botë

Rajon-Botë

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, Rama gjuhet me miell

Publikuar më 12 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vetëm pak momente pasi nisi, seanca e Kuvendit u ndërpre sërish, pasi deputeti demokrat Flamur Noka i ka hedhur miell në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

Pas Flamur Nokës edhe deputeti Klevis Balliu ka hedhur miell ndaj kryeministrit. Ndërhyrja e punonjësve të Gardës ishte e shpejtë, ndërsa kryeministri Rama u mundua ta kalojë qetësisht këtë moment, duke mos u çuar nga vendi, por thjesht duke konsumuar ujë.

Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe do ta bëjë këtë veprim, derisa kreu i qeverisë Rama të përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi, pasi ofendoi dhe fyeu shqiptarët duke i krahasuar me organin gjenital mashkullor. Popullit nuk i ngrihet - tha Rama dy seanca më parë - duke ju referuar shpirtit të protestës të shqiptarëve.