Rajon-Botë

Rajon-Botë

Pesë fakte për Malin e Zi në prag të presidencialeve të dielën

Publikuar më 13 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mali i Zi, një shtet i vogël me 620 000 banorë, kandidat për në Bashkimin Europian është një vend detar pa flotë dhe një shtet sovran pa monedhën e tij zyrtare.

Një i "pambytshëm"

Ata kanë vdekur të gjithë, serbi Sllobodan Millosheviq, kroati Franjo Tugjman dhe boshnjaku Alija Izetbegoviq.

Millo Gjukanoviq vijon të jetë gjithnjë aty, i emëruar në 1991 për drejtimin e Malit të Zi nga ana e Millosheviqit, kur ai ishte vetëm 29 vjeç.

Ai është distancuar prej kohësh për t'iu bashkuar kampit perëndimor. Ai udhëhoqi vendin e tij drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006.

Favorit në presidencialet e së dielës, Milo Gjukanoviç nuk është larguar nga pushteti vetëm për një periudhë të shkurtër, tashmë president nga viti 1998 deri në 2002, ai ka qenë gjashtë herë kryeministër, herën e fundit deri në tetorin e vitit 2016. Ai i la drejtimin e vendit një personi të besueshëm, Dushko Markoviç. Mbështetësit e tij ashtu si dhe kundërshtarët vijojnë ta konsiderojnë si ''kryetar''.

Një shtet pa monedhë

Mali i Zi është një shtet pa monedhë. Është pikërisht monedha euro që qarkullon që nga viti 2002, katër vite përpara pavarësisë. Më parë, marka gjermane ishte në qarkullin që prej vitit 1999.

Marinarë pa anije

Marina tregtare jugosllave shkollonte oficerët e saj në Malin e Zi, më konkretisht në shkollën detare të Kotorrit. Kompania '' Jogooceanija'' e cila kishte selinë e saj ka punësuar 15 000 marinarë. Flota e saj numëronte më shumë se 20 anije. Në këtë të kaluar, nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një muze.

Me shuarjen e Jugosllavisë, anijet u shitën, shpeshherë për t'u çmontuar për hekurishtet e tyre.

Sot, vetëm katër anije lundrojnë nën flamurin e Malit të Zi.

Marinarët nuk kishin mundësi tjetër veçse t'i bashkoheshin radhëve të ushtrisë. Mali i Zi është një det me dalje në det që nuk zotëron një flotë ushtarake.

Një grusht shteti pa armë

Të dielën e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2016, autoritetet njoftuan se kishin dekonspiruar një grusht shteti i orkestruar nga ushtarakë prorusë, kundër anëtarësimit në NATO.

Njëzet persona u arrestuan, shumica serbë. Ata parashikonin të merrnin pushtetin dhe të vrisnin Millo Gjukanoviqin.

Për opozitën proruse, komploti nuk ishte gjë tjetër veçse një lëvizje e orkestuar për ta eleminuar atë nga skena politike. Ajo shprehet se policia nuk ka përdorur për asnjë moment armë, pasi puçistët mendohet të ishin pjesë e saj. Procesi gjyqësor për këtë çështje është ende në vijim.

Turistë dhe të paskrupullt

Me një nivel papunësie me rreth 20% dhe një pagë mesatare prej 500 euro, Mali i Zi mbështetet tek turizmi dhe bregdeti i larmishëm me pika turistike si Budva apo Kotorri, të klasifikuara në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Por, Kotorri është gjithashtu bastioni i trafikantëve të drogës, arena e larjes së hesapeve. Gjatë stinës së verës turistët kryqëzohen shpesh në momentin e zbritjes nga anija me policë të forcave speciale të maskuar.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten dy problematika në këtë shtet të vogël.