Rajon-Botë

Rajon-Botë

Mogherini sot në Tiranë, sjell raportin për hapjen e negociatave

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, do të vijë sot në Shqipëri për të dorëzuar progres raportin.

Komisioni Europian arrin në konvulsionin se hapja e negociatave është e domosdoshme që thellimi i reformave të vijojë me ritmin e kënaqshëm në të cilin ndodhet Shqipëria. Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë.

Vendimi përfundimtar jepet në qershor, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen dhe do të votojnë nëse pranojnë apo jo hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Po kush janë vendet që mund të rrezikojnë Shqipërisë. Deri më tani, 4 vende janë të lëkundur: Franca, e cila ka shqetësim kryesor nivelin e azilkërkuesve, Gjermania që është e shqetësuar për kriminalitetin në tërësi, Holanda që konsideron problem trafikun e narkotikëve, dhe Britania e Madhe që në tërësi është mosbesuese ndaj projektit evropian, teksa vetë është një këmbë jashtë saj.

Të gjitha këto vende i bashkon shqetësimi i sundimit të shtetit të së drejtës në vendin tonë, por provat e para të procesit të Vettingut, si dhe vetë dëshira e vendeve kryesore të BE-së për ta mbajtur gjallë projektin e unionin, mund ta favorizojnë Shqipërinë.