Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vlahutin: Shqiptarët e meritojnë BE-në, duhet të punojnë për standardet

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës ku ajo mori pjesë në festën e luleve është pyetur nëse e meriton politika shqiptare Evropën, por ajo u përgjigj shkurt dukë thënë se populli shqiptar e meriton Evropën.

Vlahutin, u shpreh se shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet evropiane në Shqipëri.

"Populli shqiptar e meriton Evropën. Sepse bashkësia evropiane nuk është bashkësi polikanësh, por bashkësi midis njerëzve.

Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet evropiane këtu", tha Valhutin.