Rajon-Botë

Rajon-Botë

Arabia Saudite bombardon pallatin presidencial në Jemen

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar pallatin presidencial në Sana, me ç'rast ka pasur viktima, thanë banorët e kryeqytetit të Jemenit.

Dëshmitarët thanë se aeroplanët kryen disa sulme rreth mesditës dhe se disa nga projektilët kanë goditur edhe pallatin presidencial.

Nuk dihet nëse për momentin në pallat ndodheshin liderët shiit të kryengritësve Huti, të cilët kanë kontrollin mbi qytetin kryesor.

Koalicioni në Jemen po lufton kundër Huti, për të kthyer në pushtet qeverinë- e njohur ndërkombëtarisht.