Rajon-Botë

Rajon-Botë

Putini fajëson Amerikën për vonesën e takimit me Trumpin

Publikuar më 04 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti amerikan Donald Trump në mars kishte deklaruar se do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin, mirëpo që nga atëherë marrëdhëniet në mes të dy vendeve vetëm se janë ashpërsuar.

Putin ka fajësuar Amerikën për zvarritjen e këtij takimi.

"Duhet t'i pyesni kolegët tanë në Amerikë. Në pikëpamjen tim, është pasojë e politikës së brendshme të tyre", u shpreh Putin, kur u pyet pse takimi po merr kaq shumë kohë, përcjell KosovaPress.

Trump është nën presion për shkak të hetimit lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.