Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vullkani "Fuego" në Guatemalë fshin fshatra të tëra, regjistrohen 68 viktima

Publikuar më 05 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ka shkuar në 68 bilanci i fundit i viktimave të vullkanit "Fuego" në Guatemalë. Vetëm 17 kufoma janë identifikuar për shkak të llavës që kanë shpërfytyruar viktimat.

Ushtria po i ndihmon zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Guatemalë. Rrëketë e shkëmbinjve të nxehtë, hirit dhe baltës shkatërruan disa fshatra të dielën.

Shifra zyrtare e të vdekurve nga vullkani Fuego është rritur në 62, thanë autoritetet. Mijëra njerëz janë dërguar në strehimore të përkohshme.

Vullkanologët raportuan se shpërthimi, i cili dërgoi hirin vullkanik deri në 10 kilometra lartësi, ka përfunduar.