Rajon-Botë

Rajon-Botë

16 të vrarë nga shpërthimi në Bagdad

Publikuar më 07 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Së paku 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut.

"Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun", tha përmes një deklarate Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad.

Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t'i përkasin një grupi të armatosur.

Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.