Rajon-Botë

Rajon-Botë

Erdogan nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute

Publikuar më 07 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, edhe pse figurë dominuese në skenën politike, nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute në zgjedhjet e 24 qershorit.

Uashington Post shkruan se Erdogan, me rritjen e autoritetit të tij para disa muajve, kur vendosi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare për 24 qershor, e përjetoi këtë sikur të ishte i pamposhtur.

Taktika e tij e ashpër në rast fitoreje paralajmëron edhe më shumë armiqësi ndaj perëndimit dhe represion në shtëpi. Por, tash ekzistojnë sinjale se Erdogan dhe partia e tij po përballen me erëra të kundërta.

Kthesa kryesore ndodhi kohë më parë kur partitë opozitare, me përjashtim të partisë prokurde Partia Demokratike Popullore, kanë lidhur aleancë, vlerëson Washington Post.