Rajon-Botë

Rajon-Botë

Rama liron nga detyra zëvendësministren e Jashtme Kleopatra Maliqi

Publikuar më 09 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Kleopatra Maliqi është liruar nga detyra, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi është marrë një ditë më parë, më 7 qershor.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendime.

Ndërkohë mësohet nga burime të pakonfirmuara se Maliqi do të emërohet drejtoresha e Shkollës së Administratës Publike.