Rajon-Botë

Rajon-Botë

"Shtetësia maqedonase" - qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore

Publikuar më 02 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shtetësia maqedonase do të jetë Qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore. Kështu do të shkruhet shtetësia në dokumentet personale në pajtim me Marrëveshjen me Greqinë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Fadil Zandeli nga "Besa".

Zaev theksoi se kështu do të qëndrojë shtetësia, nëse gjithsesi ndryshohet Kushtetuta, respektivisht nëse këtë e lejojnë qytetarët në referendum.

"Kjo është bërë sepse Maqedonia është vend multietnik në të cilin, përveç popullatës dominuese maqedonase janë edhe popullata shqiptare, turke, serbe, vllahe, boshnjake, rome .... dhe komunitete të tjera më të vogla", theksoi Zaev.

Një periudhë të gjatë, përmendi, në pjesën e shtetësisë në dokumentet personale si pasaporta, qëndronte vetëm Republika e Maqedonisë, ndërsa në disa prej viteve të fundit qëndron "shtetësia maqedonase".