Rajon-Botë

Rajon-Botë

“Teatri” në Parlament, protestë jashtë, debat brenda

Publikuar më 05 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kuvendi i Shqipërisë, pritet të përfshihet sot në debate të ashpra e të gjata, ndërsa në agjendën e ditës dy janë çështjet më të nxehta: projektligji për avokatin dhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, i cili dy ditë më parë kaloi nen për nen në komision.

Por mazhoranca, përveçse me opozitën në sallë, pritet të përballet sot edhe me protestën e artistëve jashtë Parlamentit. Pritet që opozita të bllokojë sërish seancën, ashtu siç ka ndodhur përgjatë dy muajve të fundit, ndërsa situata parlamentare do të ketë një kombinim me protestën që do të mbahet para sallës së seancave plenare, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Demokratët do ta shfrytëzojnë sallën plenare për një debat maratonë, ku do të paraqesin të gjithë argumentet pse, sipas tyre, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës po përvetësojnë pronën publike ku është ndërtuar Teatri Kombëtar.

"Unë jam Teatri" është nisma e ndërmarrë nga artistë e qytetarë të shumtë, që janë mbledhur për ditë me radhë përpara godinës së Teatrit, në protesta kundër shembjes së tij.

Një ditë më parë, demokratët iu bashkuan protestës, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha firmosi peticionin "Mbro Teatrin", duke i ftuar artistët përpara Parlamentit për të bërë betejën e tyre.